Ndonëse shtetasit shqiptarë nuk lejohen ende që të fluturojnë në vendet e BE-së, aeroporti i Rinasit po gjallërohet çdo ditë e më shumë.

Tirana International Airport, ka njoftuar se në 24 korrik do të ketë 42 fluturime të konfirmuara nga Rinasi, që është numri më i lartë që prej fillimit të pandemisë.

Kompania Easy Jet, i cila hyri në vend në fund të 2019-s, por më pas i ndërpreu fluturimet pasi u kufizuan udhëtimet do të fluturojë drejt Londrës, duke u bërë operatori i tretë pas British dhe Wizz Air që shërben këtë destinacion.

Në rritje janë dhe çarterat turistike drejt Shqipërisë, ndonëse ato mbeten të kufizuar në tre shtete, Ukraina, Bjellorusia dhe Polonia.

Në 24 korrik ka dy çartera nga Polonia, po dy nga Ukraina dhe një nga Bjellorusia.

Ndërkohë për shqiptarët, mundësia e vetme për të ikur me pushime jashtë është Turqia, me çarterin drejt Antalias.

Pjesa më e madhe e fluturimeve janë drejt Italisë, ndonëse jo me frekuencën e para-pandemisë, ndërsa me hyrjen e Wizz Air janë shtuar dhe destinacionet drejt Gjermanisë.

Vjena është i vetmi destinacion i pezulluar, të paktën deri në fund të korrikut.

Në 2019-n, nga dhe drejt Rinasit fluturuan rreth 3.4 milionë pasagjerë, por këtë vit, numri i tyre pritet të përgjysmohet për shkak të kufizime pas shpërthimit të pandemisë, ku për dy muaj fluturimet tregtare u ndaluan, ndërsa tani janë sërish me frekuencë të reduktuar.

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e premte janë:??

Freebird Airlines – Antalia – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik)

Wizz Air – Tiranë – Venecia dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Hamburg dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim

Albawings – Tiranë – Firence dhe kthim

Air Albania – Tiranë – Romë dhe kthim

Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim

Edelweiss – Tiranë – Zyrih dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Bari dhe kthim

AMC – Katowice – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik)

Blue Panorama – Tiranë – Bergamo dhe kthim

Blue Panorama – Tiranë – Gjenova dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Bruksel dhe kthim

Blue Panorama – Tiranë – Bolonja dhe kthim

Albawings – Tiranë – Duseldorf dhe kthim

Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim

Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim

Albawings – Tiranë – Rimini dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Prage dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Berlin dhe kthim

Ukraine Airlines – Kiev – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik)

Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim

Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim

Jonika – Kiev – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik)

Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim

Blue Panorama – Tiranë – Milano dhe kthim

Blue Panorama – Tiranë – Romë dhe kthim

Blue Panorama – Tiranë – Verona dhe kthim

Albawings – Tiranë – Hamburg dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Verona dhe kthim

Albawings – Tiranë – Piza dhe kthim

Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Paris dhe kthim

Albawings – Tiranë – Bari dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim

Belavia – Minsk – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik)

Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim

EasyJet – Tiranë – Gatwik (Londer) dhe kthim (Destinacion i ri ????)

Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim

Smartwings – Varshavë – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik)

Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Budapest dhe kthim