Aktori dhe regjisori i njohur Laert Vasili është nderuar me titullin e lartë “Kalorës i Shën Kostandinit Dardanasit” nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës.
Ceremonia u zhvillua në Kishën Ortodokse, me bekimin e Kryepeshkopit Nikolla Xhufka dhe me praninë e anëtarëve të Sinodit të Shenjtë.
Dekorata iu dha Vasilit në vlerësim të përkushtimit dhe besnikërisë së tij ndaj Kishës dhe rrugës së Krishtit. Kryepeshkopi Nikolla Xhufka, në një postim në rrjetet sociale, u shpreh:
“Urime të përzemërta Laert Vasili, Zoti dhe Shën Kostandini qoftë gjithnjë me të!”
Postimi i plotë:
Sot në Kishën Ortodokse Autoqefale të Kosovës, me bekimin e Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit +Nikolla, u dekorua me nderim z. Laert Vasili, me titullin Kalorës i Shën Kostandinit Dardanasit.
Ky ishte një moment solemn dhe i mbushur me frymë shpirtërore, ku u vlerësua përkushtimi, besnikëria dhe dashuria ndaj Kishës dhe rrugës së Krishtit.
Urime të përzemërta Laert Vasili – Zoti dhe Shën Kostandini qoftë gjithnjë me të!
Sinodi i shenjtë .






