Endri Dema nuk do të jetë më pjesë e Teutës. Portieri ka vendosur që të ndajë rrugët më klubin durrsak pas plot 5 vitesh si pjesë e ekipit, duke njoftuar vetë largimin.
Në rrjetet sociale, Dema ka njoftuar se do të largohet nga Teuta. Largimi i 21-vjeçarin vjen edhe si pasojë e afrimit në ekip të Gentian Selmanit, i cili do të jetë portieri i parë, ndërkohë që edhe për zëvendësues të tij është afruar, Arlis Shala.





