Teuta ka prezantuar Ardit Tolin. Mesfushori është bërë pjesë e durrsakëve dhe klubi i uron mirëseardhjen në ekip.: KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori Ardit Toli është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë! Sot, klubi ynë ka arritur një marrëveshje me lojtarin 28-vjeçar, i cili bashkohet me ekipin tonë pas paraqitjeve mjaft të mira me ekipin e Dinamo City. KF Teuta i uron mirëseardhje Ardit Tolit dhe i dëshiron shumë suksese me fanellën tonë!
Ardit Toli ka një karrierë të pasur, si në Shqipëri dhe jashtë saj. 28-vjeçari është aktivizuar me ekipe si Olympiacos, Aox Kissamikos, Kalamata, Vorskla Poltava dhe Tirana. Me këta të fundit, Toli është shpallur edhe kampion i Superiores.Ndërkohë që në sezonin që lamë pas, Toli mori pjesë në 29 ndeshje me Dinamon dhe një total prej 1,983 minutash. Madje, mesfushori ia doli që të dhuronte 3 asiste.





