Tre qytetarë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi, 126 pacientë janë të shtruar në dy spitalet COVID, ndërsa janë konfirmuar pozitivë 108 raste, raportoi sot Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik.

Tre qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, një 77-vjeçare dhe një 83- vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 68-vjeçar nga Hasi pa sëmundje të tjera. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 477 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, nga 11 raste në Durrës, Kavajë, 9 në Fier, 7 në Shkodër, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Tropojë, Berat, Mallakastër, 2 në Peqin, nga 1 rast në Korçë, Vlorë, Tepelenë, Shijak.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 60 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2523 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton të gjithë qytetarëve domosdoshmërinë për të zbatuar rregullat: Për vendosjen e maskës, ruajtjen e distancimit dhe higjienën vetjake dhe kolektive. Shmangni çdo lloj grumbullimi, pasi janë rrezik për përhapjen e infeksionit.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.

COVID-19 – Statistika (23 Korrik 2020)

  • Testime totale 37311
  • Raste pozitive 4466
  • Raste të shëruara 2523
  • Raste Aktive 1820
  • Humbje jete 123 (Qarku Tiranë 64, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 3, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 941
  • Durrës 211
  • Shkodër 202
  • Vlorë 98
  • Lezhë 82
  • Korçë 64
  • Fier 52
  • Kukës 49
  • Elbasan 46
  • Berat 32
  • Gjirokastër 23
  • Dibër 20