Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme (24 korrik) në Urën e Kardhiqit, në kryqëzimin Sarandë-Gjirokastër-Tepelenë, në aksin Gjirokastër-Tepelenë, me pasojë 3 të plagosur.

Si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona, dy drejtues të automjeteve të përfshira në aksident dhe pacienti i cili po transportohej me autoambulancën e përfshirë në aksident.

Bëhet e ditur nga veprimet paraprake herimore se automjeti tip BMW, me targa TR8732L, i ka prerë rrugën autoambulancës së Spitalit të Tepelenës me targa AB220AT. Për pasojë autoambulanca pas përplasjes ka përfunduar anash rrugës, ndërsa automjeti është dëmtuar në pjesën e përparme.