Lacio ka tentuar sërish t’i ofrojë Veronës një ofertë të kënaqshme për të marrë mbrojtësin Marash Kumbulla.Sipas “Il Messaggero”-s, klubi bardhekaltër ka ofruar opsionin 16.5 milionë euro, plus 3 bonuse kartonin e lojtarit Andre Andersonit.
Por, përgjigjia e palës veroneze ka qenë negative duke pretenduar se lacialët duhet të paguajnë më tepër për Kumbullën.
Duket se e ardhmja e Kumbullës do të marrë një kohë të gjatë për të saktësuar të ardhmen e tij teksa Lacio po has dhe në rivalitetin e fortë të Interit.





