Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave në relievet malore në verilindje.
Era do të fryjë në drejtimin veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë 7-12 m/s.
Në det do të ketë valëzim me forcë 1-3 ballë.





