Reperi Don Xhoni ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale, duke ndezur polemika pas një deklarate të bërë nga këngëtari Joz Marku për ish partneren e tij, Loredana Brati.

Ky i fundit, në një intervistë, është shprehur se Lorenda “po shoqërohet me njerëz të padëshirueshëm, bën gjeste aspak të hijshme”, një gjë që shumë ndjekës e kanë interpretuar si një thumb të drejtpërdrejtë ndaj Don Xhonit.

Deklarata e Jozit vjen në një kohë kur në media dhe rrjetet sociale po qarkullojnë spekulime për një lidhje të mundshme mes Loredanës dhe Don Xhonit, çka e bën reagimin edhe më të ndjeshëm. Megjithatë, reperi nga Drenica nuk ka qëndruar indiferent.

Në një postim në InstaStory, ai ka reaguar me një frazë të shkurtër por domethënëse: “Na ishte se ç’na ishte”. Nga ana tjetër, një reagim e ka pasur edhe vetë Lori. Në një postim në Instagram, Loredana ka rishpërndarë një foto ku shfaqet përkrah gazetarit të njohur Eraldo Rexho, të cilin e shoqëron me mbishkrimin ironik: “Shoqëria e keqe”, të shoqëruar me emoji duke qeshur.

Por më shumë sesa disa thumbave online mes dy ish-partnerve, e gjitha kjo konfirmon lidhjen e re që Don Xhoni ka nisur me modelen. Gjithçka nisi të përflitej disa javë më parë. Loredana ka postuar disa foto nga pushimet e saj, e cila kaq tërhequr vëmendjen e publikut.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen nuk kanë qenë vetëm fotot, por një koment i reperit Don Xhoni i cili i ka lënë asaj një emoji zemre. Loredana iu përgjigj me një emoji kurore mbreti, gjë që ndezi edhe më shumë thashethemet në rrjet për një lidhje të mundshme mes tyre. Prej javësh, përflitet për një afërsi mes dyshes. E duket se ky koment, ka bërë që të konfirmohet se tashmë një tjetër çift është formuar, mes reperit dhe modeles që la Italinë për famën në Shqipëri. Vetë deri më tani, asnjëri nga protagonistët nuk ka preferuar që të flasë për këtë gjë, duke lënë gjithçka pezull. Por komentet dhe detajet e fundit, kanë bërë që fansat dhe jo vetëm ti kenë sytë nga ky çift.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Lori iu rikthye edhe njëherë historisë me Jozin, duke u shprehur se është ende e lënduar për përfundimin e këtij raporti. Por me gjasa, ky raport ka mbetur në të shkuarën, për të pasur një histori tjetër në horizont.