Më 30 korrik, në të gjitha universitetet e vendit do të zhvillohen zgjedhjet për rektor, dekan fakulteti, senatin akademik dhe shefat e departamenteve.
Në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit procesi është duke vijuar shumë normalisht, pavarësisht pandemisë dhe faktit që shumë studentë nuk janë paraqitur prej muajsh në fakultete.
Për anëtarin e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve në UAMD, Taulant Kullolli, deri më tani nuk janë hasur problematika dhe në linja të përgjithshme është një proces shumë i mirë. Madje edhe pandemia, pavarësisht problematikës që krijon me kufizimet në lëvizje dhe pamundësisë për të zhvilluar takime me pjesëmarrje të gjerë, nuk është bërë pengesë për parapërgatitjet dhe fushatën zgjedhore.
“Pandemia nuk e ka penalizuar procesin, kjo për faktin sepse të gjitha procedurat dhe angazhimet kanë vijuar në të njëjtën mënyrë siç ka ndodhur edhe 4 vite më parë. Pra, nga ky këndvështrim nuk kemi asnjë penalizim përjashto faktin e shtyrjes 2 herë rresht të procesit zgjedhor”,- thotë Kullolli për DurrësLajm.
I vetmi shqetësim për anëtarin e KIZ është mosprania e studentëve në ambientet e fakulteteve, pasi gjatë kësaj periudhe vetëm studentët e vitit të tretë Bachelor dhe ata të vitit të dytë Master kanë pasur mundësi të rikthehen në auditore, pas ndërprerjes thuajse 3 mujore.
Pjesa më e madhe e fushatës zgjedhore të kandidatëve që garojnë për postet e dekanëve, shefave të departamenteve apo Senatit Akademik është zhvilluar online, megjithëse janë organizuar edhe shumë takime në grupe të vogla dhe duke respektuar rigorozisht protokollin e sigurisë dhe distancimin fizik mes pjesëmarrësve.
Në garën për rektor të UAMD-së, rektorja aktuale Kseanela Sotirovski kandidon e vetme për një mandat të dytë 4-vjeçar, ndërkohë që në vetëm në 2 nga 6 fakultetet e UAMD-së gara për dekanë zhvillohet mes 2 kandidatëve (Fakulteti i Biznesit dhe Fakulteti i Edukimit). Në 4 fakultetet e tjera kandidojnë dekanët që janë aktualisht në detyrë.
Situatë e ngjashme vihet re edhe në garën për shef departamenti, pasi vetëm për departamentin e Matematikës, të Drejtësisë dhe Financë-Kontabilitet janë nga dy kandidatë që garojnë mes tyre, ndërsa për të gjitha departamentet e tjera do të votohet vetëm për emrin e një kandidati.
Procesi i votimit të 30 korrikut do të zhvillohet në 5 njësi kryesore, dy prej të cilave në rektorat (godina në Currila) dhe 3 të tjera tek Kampusi Universitar në Spitallë, në fashën orare 08.00-16.00.
Sipas anëtarit të KIZ, Taulant Kullolli, kanë qenë të shumtë studentët që kanë shfaqur gatishmërinë për të marrë pjesë në procesin e votimit dhe po mendohet për transportin e tyre, më 30 korrik.
“Presim një numër të madh studentësh të cilët për fat të mirë kanë shprehur interes mjaft të lartë. Na shqetëson pak problematika e transportit, por jemi optimistë dhe besojmë që atë ditë do të mundësojmë me mënyra të ndryshme transportin e studentëve pranë njësive kryesore të votimit”,– thotë Kullolli.
Ministrja e Arsimit Besa Shahini dekretoi datën 30 korrik për mbajtjen e zgjedhjeve në universitete, pavarësisht kontestimeve që pati nga stafet akademike apo vetë grupimet e studentëve.
LISTA E KANDIDATEVE PER DEKANE DHE SHEFA DEPARTAMENTI NE UAMD:
*FAKULTETI I EDUKIMIT
KANDIDATE PER DREJTUES NJESI KRYESORE:
1. Prof.As.Dr. Griselda Abazaj
2. Prof.As. Dr. Suela Kastrati
KANDIDATE PER DREJTUES NJESI BAZE:
1. Prof.As.Dr Anita Muho (Departamenti Gjuheve te Huaja)
2. Dr. Ambera Duka (Departamenti i Pedagogjise)
3. Prof.As.Dr Blerina Xhakolli (Departamenti i Psikologjise)
4. Prof.AS.Dr. Doreta Tartari (Kuçi) (Departamenti i Sociologjise)
5. Prof.As. Dr. Edlira Abdurahmani (Departamenti i Gjuhes)
6. Dr.Ilir Sallata ( Qendra Edukim ne Vazhdim)
*FAKULTETI I TEKNOLOGJISE SE INFORMACIONIT
KANDIDATE PER DREJTUES NJESI KRYESORE:
- Prof.As.Dr. Lindita Mukli
KANDIDATE PER DREJTUES NJESI BAZE:
- Dr. Anjeza Pasku (Departamenti i Matematikes)
- Dr.Osman Hysa (Departamenti i Matematikes)
- Dr.Senada Bushati ( Departamenti i Shkencave Kompjuterike)
- Phd. Admir Barolli ( Departamenti i Teknologjise se Informacionit)
*FAKULTETI I STUDIMEVE PROFESIONALE
KANDIDATE PER DREJTUES NJESI KRYESORE:
- Prof.As.Dr. Osman Metalla
KANDIDATE PER DREJTUES NJESI BAZE:
- Dr.Alma Golgota ( Departamenti i Shkencave Inxhinjerike Detare)
- Dr. Rezarta Kalaja ( Departamenti i Shkencave Teknike Mjeksore)
- Dr. Marsida Klemo (Departamenti i Shkencave te Aplikuara dhe Natyres)
*FAKULTETI I BIZNESIT
KANDIDATE PER DREJTUES NJESI KRYESORE:
- Prof.As.Dr. Azeta Tartaraj
- Prof.As.Dr. Shkelqim Fortuzi
KANDIDATE PER DREJTUES NJESI BAZE:
- Dr.Rovena Troplini ( Departamenti i Finance Kontabilitet)
- Dr.Juliana Imeraj (Departamenti i Finance Kontabilitet)
- Dr.Majlinda Muka (Departamenti i Turizmit)
- Dr.Denada Lica (Departamenti i Menaxhimit)
- Prof.As.Dr. Ervin Myftaraj ( Departamenti i Marketingut)
- Prof.As.Dr. Flora Merko (Departamenti i Shkencave Ekonomike)
*FAKULTETI SHKENCAVE POLITIKE JURIDIKE
KANDIDATE PER DREJTUES NJESI KRYESORE:
- Prof.As.Dr. Andon Kume
KANDIDATE PER DREJTUES NJESI BAZE:
- Prof.As.Dr. Gentiana Kraja (Departamenti i Administrimit Publik)
- Prof.As.Dr. Arben Cara (Departamenti i Drejtesise)
- Phd. Gentian Koçi (Departamenti i Drejtesise)
M.B.





