Një vatër e re zjarri në Qarkun e Korçës.

Një zjarr i madh ka përfshirë Parkun Kombëtar të Prespës, me flakët e shfaqura mbi fshatin Pustec.

Forcat zjarrfikëse dhe forcat pyjore, bashkë me banorët, po përpiqen të izolojnë flakët, por temperaturat e larta të favorizuara nga era e bëjnë të vështirë këtë.