Lëvizjet në dalje te Milani janë jetike për të realizuar një nga goditjet kryesore të merkatos, afrimin e mbrojtësit të djathtë Guela Due nga Strasburgu.Futbollisti i lindur në vitin 2002 është kthyer në prioritet absolut për klubin, aq sa pista për Pubil, tashmë lojtar i Atletiko Madridit, u la plotësisht mënjanë. Megjithatë, negociatat me Strasburgun nuk janë të lehta.Klubi francez vazhdon të kërkojë 30 milionë euro për kartonin e lojtarit, ndërsa Milani është gati të bëjë një përpjekje të fundit, ndoshta duke e çuar ofertën përtej 23 milionëve. Një sakrificë që mund të rezultojë vendimtare për të blinduar njërin prej sektorëve më të rëndësishëm të ekipit në prag të sezonit të ri.
Milani vazhdon përpjekjet për afrimin e mbrojtësit Due
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Zjarri masiv/ Policia e Durrësit: Është bllokuar qarkullimi i automjeteve në këto segmente rrugore
Pas ikjes nga PD, Jola Hysaj emërohet në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
“Lufta” me flakët në Shkozet, dy zjarrfikës përfundojnë në spital (VIDEO)
Propozimi i PS për Reformën Territoriale për shkrirjen e 15 bashkive, PD kundër: “Thikë politike” ndaj territorit dhe qytetarëve, ndryshimet të mos miratohen pa referendum





