Miratohet nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shpërndarja e mandateve dhe listat e kandidatëve fitues në zgjedhjet e 11 majit për Fierin, Elbasanin dhe Durrësin.

Në Fier mandatet ndahen si më poshtë:

PS-ja 12 mandate: Belinda Balluku, Petrit Malaj, Kiduina Zaka, Erjo Mile, Ana Nako, Ceno Kkosi, Klevis Jahaj, Atoneta Dhima, Asfloral Haxhiu, Antoneta Dhima, Elton Korreshi, Ramion Kurti dhe Zegjine Çaushi.

PD-ja 4 mandate: Gazment Bardhi, Luan Baçi, Briunilda Haxhiu, Saimir Korreshi

Në Elbasan mandatet ndahen si më poshtë:

PS-ja 10 mandate: Arbjan Mazniku, Bora Muzhaqi, Ermal Elezi, Adi Qose, Evis Kushi, Sara Mila, Saimir Hasalla, Olsi Komici, Aulona Bylykbashi, Agron Gaxho.

PD-ja 4 mandate: Tomor Alizoti, Edmond Haxhinasto, Klodiana Çapja, Blendi Himçi

Në Durrës mandatet ndahen si më poshtë:

PS-ja 8 mandate: Klodiana Spahiu, Milva Ekonomi, Loer Kume, Skënder Pashaj, Aurora Mara, Arkend Balla, Ani Dyrmishi, Etleva Budini

PD-ja 6 mandate: Oerd Bylykbashi, Artan Luku, Manjola Luku, Gent Strazimiri, Igli Cara, Arian Ndoja

Këto ishin tre qarqet që kishin mbetur pa u certifikuar pasi pak ditë më parë, Celibashi vulosi rezultatin edhe për qarkun më të madh në vend, atë të Tiranës.

Nga zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste fitoi 83 mandate, koalicioni i PD-së 50 mandate, Partia Socialdemokrate 3 mandate dhe nga një mandat shkuan për Lëvizjen Bashkë, Nismën Shqipëria Bëhet dhe për Partinë Mundësia.