Ema Çoku, e cila është hetuar për pastrim parash, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
Çokut iu komunikua akuza. Ndërkohë, sot u paraqit në SPAK edhe Fatime Kryemadhi, e ëma e Monika Kryemadhit. Por, ajo u largua disa minuta më pas, teksa Prokuroria e Posaçme i kërkoi të paraqitet me një avokat tjetër dhe jo me të njëjtin avokat si Monika Kryemadhi.
Sot po ashtu pritet t’i komunikohet akuza dhe Pirro Xhixhos. Për ish-presidentin Meta nuk dihet ende kur do t’i komunikohet mbylla e hetimeve, avokati i tij Kujtim Cakrani deri më tani nuk ka dijeni dhe njoftim nga SPAK.
Për këtë dosje, që prej majit, ish-presidenti Ilir Meta dhe deputetja Monika Kryemadhi janë të pandehur dhe të akuzuar për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim fshehje pasurie dhe pastrim parash.





