Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta. Disa prej të pandehurve janë thirrur sot për t’u njohur me përfundimin e hetimeve.

Në ambientet e SPAK-ut ka hyrë Ema Çoku, e cila është hetuar për pastrim parash.

Po ashtu sot pritet të paraqitet Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, ndërkohë që kjo e fundit pritet të paraqitet të mërkurën.

Këtë të hënë do t’i komunikohet mbyllja e hetimeve edhe Pirro Xhixhos. Për ish-presidentin Meta nuk dihet ende kur do t’i komunikohet mbyllja e hetimeve. Avokati i tij, Kujtim Cakrani, deri më tani nuk ka dijeni dhe njoftim nga SPAK.

Ish-presidenti u arrestua më 21 tetor të vitit të shkuar, pasi akuzohet nga SPAK se ka konsumuar elementë të veprave penale: “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje e pasurisë”. /Tv Klan