Shalqiri është fruti i verës që freskon, por shumica e njerëzve hanë vetëm tulin rozë dhe hedhin lëkurën, duke humbur një burim të rëndësishëm ushqyes. Lëkura e shalqirit përmban më shumë fibra dhe aminoacidin citrulinë, që përmirëson qarkullimin e gjakut dhe qëndrueshmërinë fizike. Ajo ka edhe vitamina C, B6, beta-karoten, kalcium, zink dhe fosfor.
Fibra në lëkurë ndihmon tretjen, rregullon lëvizjet e zorrëve dhe ul kolesterolin, duke mbrojtur nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri i zorrës së trashë. Por për shkak të fibrave të shumta, është e rëndësishme ta përfshini gradualisht në dietë për të shmangur fryrjen dhe gazrat.
Përpara se të përdoret, shalqiri duhet larë mirë, pasi lëkura mund të ketë papastërti. Pjesa e bardhë e lëkurës, që ndodhet midis tulit dhe pjesës së jashtme jeshile, është më e butë në shije dhe mund të hahet e freskët ose të përfshihet në smoothie, sallata, turshi apo gatime të tjera.
Ekspertët po punojnë edhe për mënyra të reja si pluhuri i lëkurës së shalqirit të përdoret në ushqime të pjekura për të shtuar vlerat ushqyese.





