Një 33-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se ka mashtruar një shtetas duke i marrë 10 000 euro.
Operacioni policor i koduar “Fraud” u finalizua pas kallëzimit të viktimës. I dyshuari kishte premtuar shlyerjen e detyrimeve tatimore të biznesit të viktimës, por fondet i përvetësoi. Rasti i është referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fraud”.
I mori 10 000 euro një shtetasi, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 33-vjeçari.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një qytetar për një rast mashtrimi financiar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Fraud”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasit E. D., 33 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore, i kishte marrë 10 000 euro shtetasit G. D., me pretendimin se do të shlyente detyrimet tatimore të aktivitetit të tij tregtar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.





