Një 20-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia në Lezhë, pasi një vajzë 16-vjeçe e ka denoncuar për ngacmim seksual.
Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Shëngjinit, ku i riu dyshohet se ka ngacmuar vajzën e mitur.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kallëzuar një shtetase 16 vjeçe, se dje, ai e ka ngacmuar seksualisht, në plazhin e Shëngjinit.





