Skuadra e Teutës ka zhvilluar një ndeshje miqësore në Poloni, ku ekipi i drejtuar nga Enkelejd Dobi po zhvillon fazën përgatitore para starti të kampionatit.

Ekipi durrsak u përball me skuadrën vendase të Polonia Sroda Vielkopolska, me sfidën që u mbyll me rezultatin 2-1 për durrsakët.

Të dy golat e ekipit shqiptar erdhën në pjesën e dytë të ndeshjes. I pari u shënua nga sulmuesi peruan Sebastian Zela, i cili realizoi me kokë pas zhvillimit të një goditje këndi.

Ndërsa i dyti u shënua nga talenti Ergis Arifi, i cili finalizoi një kundërsulm të shpejtë të ekipit durrsak.