Duke nisur nga fundjava, vendi ynë do të goditet nga një tjetër valë e të nxehtit afrikan me temperatura 40 gradë në hije.

“Do të vijojnë gradualisht të rriten temperaturat e ajrit si pasojë e kësaj vale të të nxehtit, duke bërë që fundjava të jetë ajo e cila do të ketë temperaturat më të larta për sa i përket kësaj jave, duke bërë që në dy qarqet Elbasan dhe Berat pritet që temperaturat të jenë në vlerat 40 gradë të matura në hije.”– thonë sinoptikanët.

Vala e të nxehtit do të prekë edhe bashkitë e tjera, përfshi edhe Tiranën.

“Po ashtu, me temperatura të larta do të jenë kryeqyteti, Shkodra, Gjirokastra, po ashtu në vlerën 39 gradë. Edhe ultësira do të luhatet në vlerat 36–38 gradë.”

Kjo valë e të nxehtit do të vijojë deri në mesin e javës tjetër.

Sipas sinoptikanëve, muaji gusht po shënon temperatura 6 gradë mbi normalen.