Nëna e Brad Pitt, Jane, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare. Lajmi i trishtë u dha nga mbesa e saj, Sydney (vajza e vëllait të Brad) në një postim në rrjetet sociale.

“Nuk ishim ende gati që të shkoje, por të dish që më në fund je e lirë të këndosh, të kërcesh dhe të pikturosh përsëri e bën pak më të lehtë”, shkroi ajo.

Duke shtuar: “Dashuria që jepte ishte e pakufizuar dhe të gjithë ata që e takuan e ndienin. Nuk e di se si do të ecim përpara pa të. … Ishim vërtet të bekuar që e patëm dhe e di që ajo jeton përmes secilit prej nesh.”

Jane ishte e martuar me William Alvin Pitt. Përveç Pitt dhe Doug, ajo kishte një vajzë tjetër, Julie Pitt Neal, si dhe 14 nipër e mbesa.

Edhe pse Jane dhe bashkëshorti i saj William qëndruan kryesisht larg vëmendjes, ata herë pas here iu bashkuan djalit të tyre në tapetin e kuq, përfshirë në Oscar në vitin 2012 dhe në  premierën e filmit të  Angelina Jolie, ish-gruas së Pitt, për Unbroken  në vitin 2014.

Aktori ka gjashtë fëmijë me ish-gruan Jolie, 50 vjeç: Maddox, 24 vjeç, Pax, 21 vjeç, Zahara, 20 vjeç, Shiloh, 19 vjeç, dhe binjakët Vivienne dhe Knox, 17 vjeç.

brad pitt