Skuadra e Teutës ka luajtur ndeshjen e dytë miqësore gjatë fazës përgatitore në Poloni, përballë ekipit vendas Lech Poznan. Takimi u mbyll me fitoren e vendasve 2-0. Pjesa e parë ishte e balancuar, me raste të shumta shënimi për të dyja skuadrat. Teuta u tregua e kujdesshme në prapavijë dhe kërkoi hapësira për të rrezikuar në kundërsulm. Në pjesën e dytë, trajneri bëri shumë ndryshime në formacion, duke u dhënë minuta lojtarëve të stolit dhe atyre të rinj. Këto rotacione ndikuan në ritmin e lojës dhe Leç Poznan arriti të shfrytëzonte momentin për të shënuar dy gola, duke siguruar fitoren. Megjithatë, kjo ndeshje shërbeu si një tjetër test i vlefshëm për stafin teknik të durrsakëve në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.

Teuta e nisi mirë ndeshjen, duke u treguar aktive që në minutat e para. Lech Poznani reagoi me disa sulme të rrezikshme dhe ishte pranë golit në minutën e 27-të, kur një goditje me kokë pas një harkimi u ndal në vijën fatale nga Jazxhi. Në vazhdim, portieri Selmani kontrolloi një tentativë të mesfushorit vendas. Deri në fund të pjesës së parë, Teuta insistoi në sulm. Në minutën e 43-të, Toli pati rastin më të mirë për të shënuar, por goditja e tij e fortë u devijua dhe më pas u ndal nga shtylla.

Pjesa e dytë solli një lojë të balancuar me shumë luftë në mesfushë nga të dyja skuadrat, ndërkohë që të dyja palët kryen disa zëvendësime. Ekipi i Teutës, në fraksionin e dytë, tregoi volum loje, por gjithashtu humbi disa raste të mira për të shënuar. Skuadra polake shënoi në minutën e 60-të, kur pas një goditjeje të fortë nga jashtë zone, sulmuesi vendas kaloi në avantazh ekipin e tij. Megjithatë, Teuta nuk u dorëzua. Në minutën e 73-të, Kapllani e kontrolloi mirë topin, goditi dhe, pas një devijimi, topi u përplas në shtyllë dhe përfundoi në goditje nga këndi. Nga ai kënd, Maçolli krosoi dhe gjeti Çelën, por ky i fundit nuk ishte i saktë me kokë. Lech Poznani shënoi sërish në minutën e 70-të, pas një kundërsulmi të shpejtë.