Të gjithë e dimë tashmë: pirja e mjaftueshme e ujit është një hap bazë (dhe i pazëvendësueshëm) për një lëkurë të hidratuar dhe të shëndetshme. Por, sipas një studimi të publikuar në American Journal of Clinical Nutrition, ekziston një pije tjetër, që shumica prej nesh e kemi në frigorifer dhe që hidraton edhe më mirë se uji: qumështi!

Dermatologia Dr. Hannah Kopelman, shpjegon se qumështi është veçanërisht efektiv si burim hidratimi falë përbërjes së tij ushqyese. Ai përmban elektrolite si kaliumi dhe natriumi, karbohidrate dhe proteina, që ndihmojnë trupin të mbajë më gjatë lëngjet. Kjo do të thotë se lëngjet nuk largohen menjëherë nga stomaku, duke i dhënë trupit kohë më të gjatë për t’i përthithur, më mirë sesa me ujin e zakonshëm.

Përveç hidratimit, qumështi është i pasur me vitamina si B12 dhe riboflavinë, por edhe me aminoacide që ndihmojnë në riparimin e qelizave të lëkurës. Në fakt, sipas Dr. Kopelman, është kaq efektiv, sa në disa raste mund të hidratojë më mirë edhe se pijet izotonike sportive.

Dhe po, legjendat për banjot e Kleopatrës me qumësht fillojnë të kenë më shumë kuptim tani.