“Për Poloninë dhe partnerët e saj europianë, duhet të jetë e qartë se kufijtë nuk mund të ndryshohen me force”.
Paralajmërimi vjen nga kryeministri polak Donald Tusk, i cili theksoi përpara gazetarëve në Varshavë pas konsultimeve të fundjavës midis udhëheqësve europianë.
Kryeministri polak Donald Tusk u shpreh:
“Rusia nuk duhet të jetë në gjendje të përfitojë nga pushtimi i Ukrainës.
Perëndimi, përfshirë vendet europiane, nuk do të pranojë kërkesat ruse që thjesht çojnë në konfiskimin e territorit ukrainas.
Moska mund të mendojë në këtë mënyrë se t`i sfidojë kufijtë e vendeve të tjera pa u ndëshkuar.”
Duke kujtuar historinë polake, Tusk përsëriti parimin “asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”.
“Ne e dimë nga historia dhe Polonia shpesh ka qenë viktimë e kësaj se kur fuqitë e mëdha vendosën fatin e vendeve të tjera pa pjesëmarrjen e tyre në negociata, pasojat kanë qenë të rënda.”
Volodimir Zelensky nga ana tjetër deklaroi se lëshimet nuk e bindin një vrasës.
Zelensky shtoi se vetëm javën e fundit, rusët kanë përdorur më shumë se një mijë bomba ajrore dhe gati 1,400 dronë ushtarakë kundër Ukrainës.





