Pas situatës së krijuar nga zjarret ditët e fundit, ku banorët patën dëme në shtëpi, bagëti e të mbjella, Ministria e Mbrojtjes ka marrë masa për të ndihmuar blegtorët në këto zona.

Në mbështetje të blegtorëve të Bashkisë Gramsh, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit shpërndau 11 ton koncentrat për ushqimin e bagëtive.

Ndërkohë, në Delvine dhe Himarë, gjatë ditëve të fundit, blegtorët e zonës janë ndihmuar me 38 ton koncentrat.

Kështu shkroi në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook minisri i Mbrojtjes Pirro Vengu: “Në mbështetje të blegtorëve të Bashkisë Gramsh, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit shpërndau 11 ton koncentrat për ushqimin e bagëtive.

Ndërkohë, në Delvine dhe Himarë, gjatë ditëve të fundit, blegtorët e zonës janë ndihmuar me 38 ton koncentrat”.