Për mjekun infeksionist Tritan Kalo, Covid-19 është një sëmundje që merr jetë, dhe është akoma prezent mes nesh.

Përmes një postimi në Facebook, Kalo bën apel duke shkruar se përkujdesi ndaj vetes mbetet domosdoshmëri.

“Virusi Sars-Covid2 sëmundje-shkaktues dhe jetë-marrës, ende gjallon vrullshëm mes nesh.

Përkujdesi ndaj vetes mbetet domosdoshmëri”, shkruan Kalo.

Në 24 orët e fundit në vend u shënuan 4 viktima dhe u regjistruan 119 raste të reja.