Egjipti dhe Katari i kanë paraqitur Izraelit një propozim të ri për armëpushim në Gaza. Kreu i shërbimit të lajmeve egjiptiane, Diaa Rashwan, e njoftoi këtë, duke shtuar se “topi tani është në fushën e Izraelit”.
Rashwan deklaroi se ndërmjetësit egjiptianë dhe katarianë përgatitën propozimin e ri bazuar në një plan të kohëve të fundit nga i dërguari i SHBA-së ëitkoff. Ky propozim i ri thuhet se ka marrë miratimin e Hamasit.
Pak më herët, Al Jazeera publikoi se Hamasi pranon propozimin e ri për armëpushim. Propozimi përfshin lirimin e 10 pengjeve izraelite të gjallë dhe 18 të vdekurve, shpërndarjen e ndihmës në Gaza përmes organizatave humanitare, Gjysmëhënës së Kuqe dhe Kombeve të Bashkuara, si dhe një armëpushim 60-ditor.





