Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Komotini-Ksanthi në Greqi, ku për fat të keq kanë humbur jetën 3 shqiptarë, dy burra dhe një grua, ndërsa disa të tjerë u plagosën.

Sipas ERT-së, pasagjerët e dy makinave kishin udhëtuar nga Epiri në Evros për të marrë pjesë në një dasmë. Aksidenti ndodhi gjatë udhëtimit të tyre të kthimit.

Ata bërtisnin për “ndihmë”, por askush nuk ishte në gjendje t’i çlironte nga makina që po digjej.

Dëshmitarët okularë raportojnë se përplasja ishte aq e fortë sa një nga automjetet u përfshi menjëherë nga flakët. Thirrjet për ndihmë nga pasagjerët e bllokuar i ngrinë shoferët që kalonin aty pranë, të cilët e gjetën veten të pafuqishëm përballë zjarrit vdekjeprurës.