Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në rang vendi.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga aksioni në qytetin e Durrësit, i përqëndruar në rrugën A. Goga.
Krahas videos, kreu i qeverisë shkruan “Durrës, ecim”.
Aksioni për lirimin e hapësira publike ka nisur prej disa javësh në mbarë vendin, ku qytetarë dhe biznese të shumta kanë bashkëpunuar sipas rregullave për lirimin e mjediseve.
Krahas saj, kryeministria ka lançuar portalin ‘Hapësira ime publike’ ku qyetarët mund të raportojnë çdo rast ndërtimi në kundërshtim me ligjin.





