Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, me anë të një postimi në “Facebook” ka dhënë datat, kur maturantët mund të regjistrohen për studimet Bachelor në Akademinë e Forcave të Armatosura.
Xhaçka shprehet se nga data 7 deri më 11 gusht bëhet dorëzimi i dokumentacionit pranë Sekretarisë Mësimore të AFA, më datë 13 deri më 14 gusht bëhet kontrolli fizik, e me datë 18 deri më 19 gusht jepet intervista.
Njoftimi i ministres:
Datat e regjistrimeve të aplikantëve për studime bachelor në Akademinë e Forcave të Armatosura:
7 deri 11 gusht
Dorëzimi i dokumentacionit pranë Sekretarisë Mësimore të AFA (Adresa: ish-Shkolla e Bashkuar, Tiranë) 08:00-16:30
13 deri 14 gusht
Kontrolli shëndetësor dhe testi fizik
18 -19 gusht
Kryerja e intervistës





