Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit, 4 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19.

Sipas ministrisë, në spitalin Infektiv ka vdekur një 67-vjeçare nga Tirana e një 82-vjeçar nga Vlora.

Ndërsa në spitalin Covid 2, “Shefqet Ndroqi”, ka humbur jetën një 75-vjeçare nga Malësia e Madhe dhe një 80-vjeçar nga Tirana.

“Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: Një 67 vjeçare nga Tirana dhe një 82 vjeçar nga Vlora në spitalin Infektiv dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” një 75 vjeçare nga Malësia e Madhe dhe një 80 vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.”, tha Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.