Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin e rrugës kombëtare Elbasan–Librazhd, pranë zonës së Labinot-Fushës, rreth orës 21:55.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga duke shkaktuar plagosjen e dy personave.
Njëri prej të lënduarve ka mbetur i plagosur rëndë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa personi tjetër ka pësuar dëmtime të lehta dhe të dy ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksidentin rrugor, ndersa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit.





