Massimo Moratti është shtruar në spital, në terapi intensive, për shkak të një pneumonie. Gjendja e tij nuk është kritike, por Moratti është intubuar, shkruajnë mediat italiane, pasi ka pasur vështirësi në frymëmarrje. Corriere della Sera raporton se situata është serioze.

Ish-presidenti i Interit, që festoi 80-vjetorin në maj me një festë surprizë të organizuar nga fëmijët e tij, ku morën pjesë emra të mëdhenj si Ronaldo, Vieri, Recoba dhe Pirlo, ka marrë drejtimin e klubit të Interit në vitin 1995.

Gjatë periudhës së tij si president, ai ka udhëhequr skuadrën drejt 16 titujve, me kulmin në vitin 2010, kur arriti të fitojë “Tripletën”.