Artistë dhe punonjës të lokaleve me muzikë kanë protestuar edhe sot para Kryeministrisë kundër vendimit të qeverisë që mbyll lokalet e natës dhe ndalon muzikën në çdo mjedis pas orës 20:00.
Situata nuk ka kaluar pa incidente, pasi disa qytetarë që besohet se janë pronarë lokalesh janë përplasur me efektivët e policisë.
Ndërkohë policia ka përdorur forcën, duke shoqëruar në komisariat disa nga prej tyre.





