Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në Presidencë Alvin Berishën bashkë me babain e tij Afrimin, historia e të cilëve preku zemrat e të gjithëve muaj më parë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta i cilëson dy miq të veçantë dhe shprehet i lumtur për takimin.

“I lumtur të prisja sot në Presidencë dy miq të veçantë, Alvin Berishën dhe babain e tij, Afrimin.”, shkruan Meta në Facebook.

Në fotot e publikuara nga kreu i shtetit vihet re ndryshimi që ka pësuar 12-vjeçari Alvin, i cili jetoi për 5 vite në kampin e ferrit në Siri.