Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor me grupet e tjera të Task-Forcës antiCOVID, ka realizuar gjatë 24 orëve të fundit mbi 1400 kontrolle dhe monitorime për masat ndaj COVID-19.
Nga këto kontrolle janë vendosur 8 masa administrative:
6 masa administrative me gjobë;
2 masa për pezullim aktiviteti;
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët dhe subjektet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura dhe protokollet e sigurisë.
MSHMS apel për zbatimin e vendimit të ri për mbylljen e klubeve të natës, diskove dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00.





