Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Kamëz, ku një 51-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi në zonën e Valiasit rreth orës 16:45.
Viktima dyshohet se po riparonte një defekt. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat.
Kamëz/Informacion paraprak.
Rreth orës 16:45, në Valias, shtetasi A. L., rreth 51 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që po rregullonte një defekt elektrik ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.





