Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në zonën e pazarit në Korçë, ku tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Sipas burimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një zënke mes dy grupe personash, e cila ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta. Njëri prej të plagosurve ka marrë goditje me thikë në zonën e barkut, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Shkak i përplasjes dyshohet të jenë motive banale, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e të përfshirëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave.





