Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur sot lirimin nga detyra të drejtoreshës së Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj. Vendimi është marrë pas një votimi të ndarë mes anëtarëve të Këshillit, me 6 vota pro lirimit dhe 4 kundër.

Sipas shumicës së anëtarëve të KLP-së, mandati i Hajnajt ka përfunduar më 31 gusht 2025, çka ka sjellë vendimin për lirimin e saj nga detyra.

Ndërkohë, katër anëtarë të tjerë kanë mbajtur qëndrim ndryshe, duke argumentuar se mandati i saj nuk ka përfunduar ende, por mbaron në një datë tjetër.