Një vatër e madhe zjarri është shfaqur pasditen e sotme ne zonën e Bërdicës.

Materialet e përfshira nga flakët kanë qenë mbetje tekstile dhe për pasojë është krijuar një vatër e madhe zjarri dhe një re toksike tymi, e cila ka mbuluar zonën dhe është ndjerë deri në qytetin e Shkodrës.

Në vendngjarje kane mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse, punonjësit e policisë dhe punonjësit e bashkisë Shkodër.

Pas rreth 1 ore është bërë e mundur izolimi i vatrës se zjarrit ndërkohë policia është duke hetuar në lidhje me shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.