Aktori me famë botërore, Kevin Costner, duket se ka gjetur përsëri dashurinë. Miqtë e tij thonë se legjenda e Hollywood-it nuk është dukur kaq i lumtur prej vitesh.
Duke cituar burimet, “Daily Mail” shkruan se ylli i “Yellowstone” është në një romancë me 46-vjeçaren, Kelly Noonan Gores, ish-bashkëshortja e miliarderit Alec Gores.
Romanca është mbajtur “nën radar” për javë të tëra, por detajet po dalin në dritë pas pushimeve në Aspen, Colorado.
Të dy në të njëjtin festival, por jo bashkë në foto
70-vjeçari dhe regjisorja e autorja e njohur morën pjesë në festivalin “JAS Labor Day Experience” në Snowmass Village, pranë Aspen, gjatë fundjavës së festave, edhe pse nuk u panë bashkë në publik.
Megjithatë, prania e tyre e përbashkët nuk kaloi pa u vënë re dhe përflitet se po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë me njëri-tjetrin.
“Kevin është sërish i lumtur. Kelly është pikërisht ajo që i duhet. Kevin është sërish në një lidhje dhe duket i lumtur, pas një periudhe shumë të errët. Ka qenë me Kelly në Aspen që në fund të korrikut dhe po përpiqet ta mbajë romancën të fshehtë, që të mos shkojë keq”, thotë një burim për “Daily Mail”.
Sipas të njëjtit burim, ata ndajnë interesa të përbashkëta si natyra, sportet, shëtitjet me qen dhe janë të dy prindër.
“Ajo është pikërisht tipi i tij. Ai thotë se ajo është ‘chill’ dhe kjo është ajo që i duhet në këtë moment”, ka shtuar burimi.





