Ndeshja Teuta-Dinamo është shtyrë për herë të dytë nga FSHF. Ky takim nuk do të luhet më 5 shtator, siç ishte programuar më parë. Data e re është 17 shtator, ndërsa gjithçka do të nisë në orën 15:00. Federata njofton se klubet kanë rënë dakord, pasi Dinamo ka dy lojtarë të grumbulluar te përfaqësueset e Shqipërisë dhe Kosovës bashkë me dy anëtarë të stafit.

Njoftimi i FSHF-së:

“Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja e prapambetur e javës së parë të “Abissnet Superiore”, Teuta – Dinamo City, nuk do të zhvillohet më 5 shtator, siç ishte planifikuar fillimisht.

Të dyja klubet kanë gjetur mirëkuptimin për të zhvendosur ndeshjen më 17 shtator, në orën 15:00, pasi Dinamo City ka dy lojtarë të grumbulluar me ekipet Kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës, së bashku me dy anëtarë të stafit të klubit”