Ajmerik Laporte po përballet me një makth, pasi kishte rënë dakord për të luajtur me Atletik Bilbaon në këtë edicion. Al Nasr nuk ia doli të dorëzonte dokumentacionin e duhur në kohë dhe FIFA e bllokoi si transferim.

Tashmë 31-vjeçari duhet të qëndrojë në Arabi, por makthi nuk ka përfunduar. Al Nasr ka dorëzuar federimet për kampionat dhe Laporte nuk ndodhet pasi u projektua largimi.

Kështu fituesi i Europianit me Spanjën rrezikon të mos aktivizohet në kampionatin arab, të paktën deri në janar. I vetmi kompeticion ku mund të marrë minuta është Champions-i aziatik.

Al Nasr e ka pjesë të skuadrës prej verës së vitit 2023. Dhe rroga që përfiton është 25 milionë euro në sezon, të cilën do e sakrifikonte te Bilbao duke e kthyer në 7 milionë euro.