Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr. 16 të qytetit të Durrësit, pranë Kopshtit “Soros”.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një fëmijë, i cili po lëvizte me monopatinë elektrike.

I mituri është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk dihet ende.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.