Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Ballës, në lidhje me deklaratën e këtij të fundit pas një postimi të kryedemokratit Lulzim Basha për vrasjen e 4 policëve në Durrës nga Dritan Dajti.
Paloka shkruan në Facebook se Balla kërkoi ta heqë vëmendjen nga politikanët qe po blejnë lirinë e Dritan Dajtit, ndërsa i drejton edhe një pyetje socialistit se çfarë di për komunikimet e shefit të tij me Dritan Dajtin në burg?
POSTIMI I PLOTË
Reagim i nenkryetarit të Partisë Demokratike Edi Paloka.
Pse i dogji Taulant Ballës reagimi i Lulzim Bashës?
Pse kërkoi Balla ta heqë vëmendjen nga politikanët qe po blejnë lirinë e Dritan Dajtit përmes gjyqtarëve dhe prokurorëve të kapur prej tyre?
Kë po mbron Taulant Balla dhe pse i intereson kaq shumë lirimi i Dritan Dajtit?
Çfarë di ai për komunikimet e shefit të tij me Dritan Dajtin në burg?
A ka lidhje me tenderat që Dritan Dajti po fiton nga burgu?
Sa për të tjerat, 7 vite në pushtet kanë qenë të mjaftueshëm për të zbardhur gjithçka lidhet me këtë ngjarje, pas të cilave Taulant Balla kërkon të fshehë krimin e lirimit të Dritan Dajtit dhe rivrasjen për së dyti të 4 oficerëve të policisë.
Ndarja e politikës nga krimi, duke nisur me Taulant Ballën dhe goditja pa mëshirë e krimit të organizuar është detyrimi ynë më i madh. Drejtësia do të bëhet!





