Artistë, punonjës dhe pronarëve të bareve, pub-eve dhe diskove të natës janë ngritur në protestë kundër aktit normative të qeverisë para kryeministrisë.
Ata nuk bien dakord me aktin normativ që i ndalon të hapen si dhe i gjobit me 3 milionë lekë, ndërkohë as muzika nuk lejohet pas orës 20:00 duke i gjobitur me 1 milionë lekë.
Sipas protestuesve, me këtë akt normativ po i hiqet buka shumë punonjësve që punojnë natën në këto subjekte. Biznesmenët kanë thënë se ata janë pro çdo protokolli dhe se i respektojnë masat dhe vendimi i qeverisë i godet ekonomikisht.
Policia sapo ka parë grumbullin e qytetarëve para Kryeministrisë, ka ndërhyrë dhe ka kërkuar që protesta të shpërndahet. Në disa momente ka pasur dhe tensione mes forcave të rendit dhe protestuesve, pasi këta të fundit i kanë shtyrë dhe u kanë kërkuar që të largohen.
Ministria e Shëndetësisë ndërmori këtë veprim pasi evidentoi se gjatë natës këto lokale dhe disko ishin kthyer në vendgrumbullime në ambiente të mbyllura.





