Nuk na e priste mendja se do përfshinim sërish pas kaq shumë vitesh në një artikull emrat e Florit dhe të Elvanës, por ja ku jemi! Flori, në një postim në Instastory, na ka bërë super konfuzë, pasi ka publikuar një video me sfond të errët, në të cilën dëgjohet ndër të tjera një zë që shumë njerëz e kanë cilësuar si ai i Evlanës.
“A do ta heqësh qafe si njeri, apo e do në jetën tënde? Thuaj të drejtën tani!”, dëgjohet në sfond zëri që ndezi aludime.
“S’e di”, përgjigjet kantautori. Më tej, në video përfshihet teksti i këngës “Pa jetë”, konkretisht vargu: “Si mund të të dojë dikush ty nuk e di, kur ti e hedh në plehra atë dashuri”.
Në fund, videoja përmbyllet me një shprehje nga Flori, i cili thotë: “Historinë nuk e bën dot vetë”.
Megjithatë, në Facebook, Flori ka bërë tag Nora Gegës, (ish-bashkëshortes së Bledi Klosit), e cila është përfolur për një lidhje me kantautorin.
Sigurisht, njerëzit kanë menduar ç’kanë dashur dhe videoja, tanimë virale në TikTok ka komente të shumta që flasin për një ribashkim apo pendesë nga ana e Florit.





