Nga Soren Dedja Njala
Sezoni 2019 – 2020 per sportdashesit durrsake ka qene i mbushur plot me emocione dhe spektakel nga te dyja ekipet e qytetit ne Basketboll dhe Futboll.
Si fillim, dua ta nis me ekipin e basketbollit Teuta Basket i cili pas nje sezoni te shkelqyer ne vitin e kaluar ku fitoi Kupen e Republikes, Superkupen e Shqiperise, u shpall Nen/Kampione ne Ligen Ballkanike dhe u rendit ne vendin e dyte ne Superlige me nje seri ndeshjes ne play off 2 – 3, kete sezon te ri e nisi Kampionatin me synime te qarta duke e ruajtur vendin e pare qe nga fillimi i kampionatit e deri ne ndeshjen e fundit kur kampionati u pezullua per shkak te Pandemise se Covid 19.
Teuta e sezonit 2019 – 20 me Hysenagollin, Hamatin, Gorean, Pashen, me talentin e U18 Panajot Proj, malazezin Bakic si dhe me amerikanet Ramme, Pelissier, McDevitt etj na dhuruan nje spektakel te vertete ne parket ne cdo ndeshje. Durrsaket nuk do ta harrojne kurre ndeshjen me Partizanin, ku zhytjet ne kosh te Juli Hamatit te jepnin pershtypjen e nje ndeshje ne NBA si dhe fitorja me 111 pike ndaj Goga basket, ku fantazisti Ramme ngriti peshe zemrat e sportdashesve durrsake me 3 pikshat e tij spektakolare. Kampionati ne Basketboll u pezullua per shkak te pandemise se Covid 19 dhe Teuta e mbylli kete kampionat ne vend te pare edhe pse Federata e basketbollit nuk mori nje vendim per fituesin apo vazhdimin e metejshem.
Sportdashesit dhe durrsaket lane pas nje vit te dhimbshem per qytetin tone, qe me termetin e 26 Nentorit qe mori shume jete njerezish dhe shkaterroi shume shtepi, biznese duke shkaktuar deme te shumta ne ekonomine e qytetit. Viti 2020 filloi me pandemine boterore ku prape qyteti jone pati viktima dhe shume te infektuar, me qindra biznese u zhyten ne kolaps. Ky qytet qe gëlon nga turistet ne vere na duket sikur nuk egziston me. Kjo toke e rende 3000 vjeçare duket sikur lengon, diçka kerkon, pikerisht ate qe i mungon, gjallerine… Dhe per kete mendoi ekipi i qytetit ne futboll Teuta, qe zhvilloi nje kampionat super dinjitoz, sidomos ne rifillimin pas lehtesimit te masave kufizuese nga Covid 19. Ndryshe nga ekipi i basketbollit qe nuk e pati kete fat, duke qene se loja zhvillohet ne salla te mbyllura, kampionati u nderpre dhe nuk rifilloi, me Teuten kryesuese bindshem, ku me te gjitha gjasat do triumfonte ne fund, por gezimin e fitores qytetit ja dha Teuta e futbollit. Gardiani i portes Frasheri me batalionin e kapitenit Renato Arapi, me Kallakun, Hoxhen, Vilen, Cyrben, me golat decizive nga stoli te Kapllanit, Fabio e Ledio Beqja me shoke, sollen Kupen e Shqiperise ne Durres mbas 15 vitesh, duke eliminuar ekipe si Vllaznia, Kukesi dhe ne fund triumfuan ndaj Tirones e sapo shpallur kampione e Shqiperise , te ciles nuk harruan t’i jepnin nje “shuplake” te forte dhe ne kampionat. Mirenjohje pa fund per te gjithe Djemte e Detit qe naten e 2 Gushtit i dhane motivin me te forte tifozeve te saj te mrekullueshem , per t’a kthyer Durresin ne nje VEZUV. Mirenjohje pa fund dy trajnereve Nikola Milatovic ne Basket dhe Edi Martini ne futboll, mirenjohje pa fund te dy stafeve drejtuese dhe te gjithe faktoreve te tjere mbeshtetes qe ngriten lart emrin TEUTA. Le te shpresojme qe shume shpejt “Niko Dovana” dhe “Ramazan Njala” do te mbushen perseri plot me tifoze e sportdashes, ky te dy ekipet e qytetit te na dhurojne emocione, fitore dhe trofe.
Me plot goje mund te themi qe 2020 ishte viti i Teutes – Fundja Mbreteresha e ka vendin ne fron per te mos u çuar prej aty më kurre.





