Princi Harry ka bërë një vizitë të papritur në Kiev, njoftoi zëdhënësi i tij. Udhëtimi u bë me ftesë të qeverisë ukrainase, me Dukën e Sussex që udhëtoi në kryeqytetin ukrainas për të ndihmuar në përpjekjet e rehabilitimit për ushtarakët që janë plagosur rëndë në luftën trevjeçare me Rusinë.
Sekretarja e Jashtme Yvette Cooper do të udhëtojë gjithashtu për në Kiev, në atë që do të jetë udhëtimi i saj i parë jashtë vendit që kur u emërua në këtë detyrë javën e kaluar.
“Nuk mund ta ndalojmë luftën, por ajo që mund të bëjmë është të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar procesin e rimëkëmbjes.”
Harry, i cili shërbeu dy herë në Afganistan, udhëtoi më parë në Ukrainë në prill, kur vizitoi viktimat e luftës si pjesë e punës së tij me veteranët e plagosur.
Princi vizitoi Qendrën Superhumans, një klinikë ortopedike në Lviv që trajton dhe rehabiliton personelin ushtarak dhe civilët e plagosur.
Vizita vjen vetëm disa ditë pas takimit të tij me mbretin, të cilin Harry e përshkroi si ” të mrekullueshëm “. Të dy u takuan në Clarence House për një çaj privat të mërkurën e kaluar – takimi i tyre i parë në 19 muaj – që zgjati vetëm 54 minuta.





