Pas dy javësh pushimi për shkak të angazhimeve të ekipit kombëtar, rikthehen ndeshjet e Superligës.
Teuta pret skuadrën e Vorës dhe për teknikun e skuadrës së “Djemve të detit” Enkeleid Dobi, objekti i vetëm janë 3 pikët, për më tepër që ndeshja është në shtëpi.
Tekniku i skuadrës durrsake theksoi gjatë konferencës për shtyp se ekipi akualisht është në rindërtim dhe për këtë gjë po punohet nga i gjithë stafi si dhe drejtuesit.
Ai kërkoi mbështetje maksimale nga tifozeria duke shtuar so do të donte të përjetonte atmosferën e viteve ’90, kur ka qenë edhe vetë pjesë e Teutës.
Në lidhje me gjendjen e skuadrës, Dobi nuk ka të gatshëm vetëm Jazxhiun, kurse lojtarët e tjerë janë 100 përqind të gatshëm. Ndeshja me Vorën do të zhvillihet nesër në orën 19.00 në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës.





